Alba-vip
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alba-vip


 
PortaliForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 C'është për ju morali??

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
zanaa
Administrator
Administrator



Numri i postimeve : 199
Join date : 17/12/2009

C'është për ju morali?? Empty
MesazhTitulli: C'është për ju morali??   C'është për ju morali?? Icon_minitimeWed Jan 06, 2010 1:35 pm

Per ju antar te forumit, cdo te thote morali? Jepni nje perkufizim te shkurter te moralit. Dhe ne ditet e sotme tek njerezit e sotshem egziston morali apo jo?


Morali eshte sistem i rregullave,normave qe i percakton vete shoqeria njerezore ne kushte dhe rrethana te caktuara shoqerore dhe historike.
Morali eshte i gershetuar me forma te tjera te vetedijes njerezore.Te gjitha religjionet boterore kane porosi te thella morale ne formen:mos tradhto,mos genje,mos vras,mos urrej...Porosi te tilla gjejme edhe te format e tjera te vetedijes njerezore si:art,shkence etj.Normat morale dallojn nga normat fetare,juridike etj.,sepse ato nuk i mbrojne institucionet.Pra,ato i mbrojn vete njerezit,duke iu permbajtur me perpikeri.Njeriu u permbahet ketyre normave ,jo pse pret ndonje shperblim,por per faktin se kjo sjellje ngulitet ne vetedijen e tij morale.
Pjeset perberse te moralit jane:
-Normat morale
-Gjykimet morale
-Sanksionet morale
Norma ose dispozita morale eshte urdher(i brendshem) qe na mundeson per te vepruar ne perputhje me rregullat e pranueshme shoqerore.
Gjykimet morale jane procese komplekse,permes te cilave bejme vleresimin e nje veprimi si te moralshem apo te pamoralshem.
Sanksionet morale jan veprime qortuese apo perkrahese per nje veprim moral.Ato mund te jene dy lloje:te jashtme dhe te brendshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë


Jepni mendimin tuaj


Edituar për herë të fundit nga zanaa në Thu Jan 07, 2010 12:05 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fiona




Numri i postimeve : 86
Join date : 06/12/2009

C'është për ju morali?? Empty
MesazhTitulli: Re: C'është për ju morali??   C'është për ju morali?? Icon_minitimeWed Jan 06, 2010 5:33 pm

Morali (lat.: moralis veset, doket, zakonet; lat.: mos - ves) është një rregull, parim ose normë e sjelljes e paravendosur nga një shoqëri, bashkësi, dhe e pranuar nga një njeri për mënyrën e tij të sjelljes dhe e zbatueshme nga të gjithë njerzit e arsyeshëm; ose mësim i vlefshëm në mirësjellje, etikë ose domëthenie praktike e shprehur apo e nënkuptuar në një histori, fabul, ose ngjarje. Morali ka edhe kuptime të tjera:
▪️ Çështje a shqetësim me gjykimin e veprimit dhe karakterit të mirë apo të keq të njeriut: mëdyshje morale; shqyrtim moral,
▪️ Mësim ose shfaqje e mirësisë ose përpikërisë së karakterit dhe sjelljes: mësim morali,
▪️ Në përputhje me standartet e asaj çka është e drejtë ose e mirë në sjellje: virtyti, jeta morale,
▪️ Ngritja nga ndërgjegjja ose kuptimi i së drejtës dhe gabuarës: detyrim moral,
▪️ Pasojat e qarta shpirtërore sesa trupore: përkrahje morale,
▪️ Bazimi në mundësi (gjasa) të fuqishme ose bindje të fortë, sesa në dukshmërinë e së vërtetës: siguri morale.
citat .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besi1




Numri i postimeve : 369
Join date : 13/12/2009
Age : 37
Location : Kosova

C'është për ju morali?? Empty
MesazhTitulli: Re: C'është për ju morali??   C'është për ju morali?? Icon_minitimeWed Jan 06, 2010 7:34 pm

morali eshte pasuria e ni njeri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.alba-vip.com
zanaa
Administrator
Administrator



Numri i postimeve : 199
Join date : 17/12/2009

C'është për ju morali?? Empty
MesazhTitulli: Re: C'është për ju morali??   C'është për ju morali?? Icon_minitimeSun Jan 10, 2010 12:18 pm

Gjithqka mbi T'gjitha!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





C'është për ju morali?? Empty
MesazhTitulli: Re: C'është për ju morali??   C'është për ju morali?? Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
C'është për ju morali??
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Alba-vip :: DISKUTIME :: DISKUTIME TE LIRA SHOQERORE-
Kërce tek: